Kurti pret në takim Rohden, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seeëald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve. Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *