Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te rruga e Spitalit në Pejë.
Në pamje shihet një person i shtrirë në tokë dhe afër tij një turmë e njerëzve duke tentuar ta ndihmojnë.
Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca, teksa ende s’dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.