Shkrepet arma në ceremoninë e zbulimit të lapidarit për dëshmorët në Shtime, intervenon Policia

Me rastin e festave të nëntorit, dje në sheshin ‘Shaban Jashari’ në Petrovë të Shtimës është inauguruar monumenti i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshir Xhemshiri, Fadil Rashiti dhe Kadri Ademaj. Por e gjithë ceremonia nuk shkoi siç duhet, pasi dikush nga të pranishmit e shkrepi armën.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Policia është njoftuar lidhur me rastin dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore për të identifikuar personin e dyshuar.

Lidhur me këtë është idenfitikuar një 38-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacion policor ku edhe ka dorëzuar armën që dyshohet se ka përdorur në rast. I njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë nga emocionet e shumta që kishte gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Kujtojmë se gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *