Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar Gjykatën Speciale, e cila po mban seancë edhe sot, kur në Kosovë është ditë feste.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është turp.
Sipas tij, kjo nuk është gjykatë e Kosovës.
“Në Kosovë ditë feste. Gjykata e “Kosovës” me seancë edhe sot. Turp!”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.