Haxhiu: Popullit tonë shqiptar, Gëzuar Dita e Flamurit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Haxhiu tha se ndër breza janë bërë përpjekje të pareshtura për ta lartësuar kombin tonë.

“Popullit tonë shqiptar, Gëzuar Dita e Flamurit. Përpjekje të parreshtura ndër breza u bënë për ta lartësuar kombin tonë. Ndërgjegja morale që na vjen nga historia dhe perspektiva e ardhmërisë duhet të jenë udhërrëfyes i kontributit të secilit kudo që jeton për të forcuar atdheun dhe popullin tonë shqiptarë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *