NATO ka uruar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s i uron Aleatit tonë, Shqipëri ditën e Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, Shqipëria sot feston 111–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.