Është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Pejë, me datën 26 nëntor.
Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve, me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me datë 27. 11. 2023 rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, së bashku me avokatin mbrojtës është vetëdorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”, njofton policia.