Petroviq i mllefosur si shefi i tij, “bie në tjetër hesapë” pasi Ushtria e Kosovës festoi ditën e saj

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se festimi i sotëm i ditës së Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) “nuk është gjë tjetër veçse një festë e shovinizmit të madh shqiptar dhe promovimit të idesë së Kosovës së vetëshpallur njëetnike”, dhe se afirmuesi kryesor i një ideologjie të tillë, Albin Kurti, as që u mundua ta mbulonte atë fakt.

Sipas tij, “formimi i paraushtrisë, në të cilin Prishtina nuk ka të drejtë sipas Rezolutës 1244, së bashku me simbolet e “UÇK-së terroriste dhe flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe”, është kërcënimi më i hapur për shtetet e rajonit ndaj të cilit Kurti dhe “shovinistët e mëdhenj shqiptarë shprehin pretendime territoriale””, transmeton Ballkani.info.

Në një deklaratë me shkrim, Petkoviq ka thënë se Beogradi me vite ka paralajmëruar se procesi i militarizimit të FSK-së “është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe se rishikimi i sotëm e vërteton shumë qartë këtë”.

“Kurti, duke treguar qartë se FSK-ja është pasardhëse e UÇK-së, pa mëdyshje e kërcënoi popullin serb në Kosovë me krime dhe masakër të reja dhe Serbia e merr shumë seriozisht këtë kërcënim”, thuhet në fund të deklaratës plot mllef të Petkoviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *