Si ta reduktoni kortizolin në trup

Trupi jonë prodhon kortizol kur jemi të stresuar, dhe ky hormon ka funksione të ndryshme

Më saktësisht e mirëmban homeostazën e trupit, e rregullon shtypjen e gjakut, inflamacionin, funksionet e zemrës, aktivitetin metabolik, funksionin e enëve të gjakut dhe aktivitetin e sistemit nervor qendror.

Ky hormon prodhohet nga gjëndrat e veshkave, të cilat janë dy gjëndra të vogël që gjenden mbi veshka.

Pavarësisht të gjitha funksioneve që ka, kortizoli gjithashtu luan rol kyç në mënyrën se si trupi i tret karbohidratet, lipoidet dhe proteinat.

Sidoqoftë, stresi kronik mund të shpie në prodhim të tepërt të kortizolit, e kjo pastaj shpie në efekte të shumta anësore, siç është ankthi, depresioni, sistemi i dobët i imunitetit, shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *