Dita e 37 që Kurti po e mban të fshehur nga qytetarët Statutin e Zajednicës

Sot mbushen 37 ditë që nga dita kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e mban të fshehur përmbajtjen e Statutit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e pranoi nga pesëshja e emisarëve më 21 tetor 2023, si rezultat i dialogut të tij me presidentin serb Alksandër Vuçiq.

Kryeministri Kurti e ka arsyetuar mospublikimin e draftstatutit me ruajtjen e konfidencialitetit të negociatave me Serbinë. Madje, ai ka shpikur edhe akterë dashakeqës që siç ka thënë ai “presin që unë të bëjë shkelje të procesit dhe procedurave dhe kjo do ta dëmtonte përfaqësimin e Kosovës…”, shkruan Demokracia.com.

Ndërkohë, kritikët kanë thënë se arsyeja e vërtetë që Kurti vazhdon ta mbajë të fshehur Statutin e Zajednicës është përmbajtja e rrezikshme për rendin kushtetues dhe Republikën e Kosovës.

Kryeministri Kurti është në ballë të procesit, jo duke e kundërshtuar, por duke prirë në rrugën për themelimin e Zajednicës. Me Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksin e zbatimit [Ohër, 18 mars 2023], Kurti tani si kryeministër është dakorduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për “të siguruar një nivel të duhur të vetëmeaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” dhe për zyrtarimin e “statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (Neni 7)” dhe për zbatimin “e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese (Neni 10)”. / Demokracia.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *