Shkup: Shpëtohet fëmija trevjeçar dhe tre të rritur që ishin bllokuar në teleferik

Zyrtarët e policisë shpëtuan një fëmijë trevjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.

MPB njofton se për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.

Nga MPB shtojnë se menjëherë pas marrjes së informacionit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas së cilës ata në mënyrë të sigurtë, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, kanë zbritur në drejtim të Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *