Një mjet shpërthyes ka detonuar veriun e Mitrovicës mbrëmë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.
Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme.
Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.
Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.
Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë për “Mitropol” se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.