Problemet me tiroidet, shenjat dalluese dhe ushqimet më të mira që ju duhen

Hormonet e çliruara ngja gjendra e tiroides prekin çdo cep të organizmit. Këtu përfshihet zemra, truri, muskujt dhe lëkura. Tiroidja ka nën kontroll metabolizmin, që ndikon temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe rregullon djegien e kalorive.

Nëse tiroidja nuk prodhon hormone të mjaftueshme, trupi prodhon më pak energji dhe shton në peshë. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta menstruale tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Në këtë artikull do të mësoni për trajtimet më të mira natyrale kundër kësaj sëmundjeje.

Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.

Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin.

Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.

Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.

Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.

Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve.

Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.

Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.

Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *