Skandaloze: Hetuesit në Gjakovë i ikë i dyshuari nga dhoma, prokurori shpëton Policin

Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, në mënyrë për të ua pamundësuar atyre ikjen. Por, jo gjithmonë zyrtarët e PK-së tregohen vigjilent. Këtë mungesë të viligjencës, sic duket e ka shfrytëzuar së fundmi një i dyshuar i cili ishte duke u marrë në pyetje, shkruan Gazeta Neutral.

Në Qendrën e Mbajtjes në Gjakovë, një i dyshuar që u arrestua nga Policia u arratis dhe akoma nuk është duke e shijuar lirinë nga arratia.

Neutral merr vesh nga burimet e mirëinformuara se i dyshuari, Haxhi Shala, shfrytëzoi kohën derisa zyrtari policor që po merrej me rastin po kryente procedurat e tjera dhe ia mbathi nga dritarja.

Sipas të të njëjtit burim, Shala arriti t’i ikte me lehtësi zyrtarit policor Ali Syla.

Por, drama nuk përfundon me kaq.

Një vepër tjetër dhe thyerje e rregullave të Policisë, dyshohet se u krye brenda institucionit që thirret në emër të ligjit.

Neutral merr vesh se një “pazar” për mbylljen e rastit është kryer në mes Sylajt dhe prokurorit të rastit.

Sipas burimit, prokurori i rastit ka vendosur që “nuk ka elemente të mjaftueshme për të nisur hetimet” dhe si e tillë, është vendosur që të mbyllet çështja.

Sipas rregullores të brendshme të Policisë, fshehja e rasteve nuk lejohet e as nuk tolerohet. E në rast se ndodh një shkelje e tillë nga zyrtarët policorë, kërkohet të merren masa nga Inspektorati Policor i Kosovës. Një gjë e tillë, për rastin në fjalë ende nuk ka ndodhur, andaj Neutral gjatë ditëve në vijim do të kërkoj përgjigje nga IPK.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *