Policia e Kosovës sot ka gjetur veturën të cilët grabitësit e kishin përdorur për të ikur nga vendi i ngjarjes pas vjedhjes në argjendarinë në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani
“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë.
Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore”, tha Kelani.