‘Izolimi’ i Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, Çitaku për vendimin e Speciales: Kjo nuk është drejtësi

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për pezullimin e vizitave dhe të gjitha komunikimeve të ish-krerëve të UÇK-së, duke e kritikuar se sipas saj, kjo nuk është drejtësi.

Vendimi i Speciales vjen pas pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat gjyqësorë duke zbuluar informacione konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur.

Çitaku ka kritikuar arsyetimin e Speciales, duke thënë se nëse ish krerët e UÇK-së kanë folur për dëshmitarët e Gjykatës me vizitorët, dëshmi të cilat i ka quajtur  “qesharake” .

“Fakti mbetet se themeluesit e kësaj republike u mbajtën në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Një vit me procese të ngadalta. Me këtë ritëm ata do të qëndrojnë edhe 10 vite në paraburgim. Ju prisni që ata të mos diskutojnë se sa i bezdisshëm është procesi? Unë respektoj ligjin. Por kjo nuk është drejtësi”, ka shkruar Çitaku.

“Një temë: Thjesht lexoni arsyetimin e Speciales për të vënë në izolim themeluesit e UÇK-së. Pra ata folën me ne vizitorët e rastit? Nga dëshmitë qesharake? Dhe ne komentuam? Sigurisht. Unë komentoj çështjet e Gjykatës së Lartë të SHBA. Rastet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Dhe nga këto raste gjithashtu”, ka shkruar tutje ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *