Dy djemtë e ish deputetit të PDK-së, Latif Gashit, janë ndaluar nga Policia e Kosovës pas një përleshje fizike që dyshohet se ka ndodhur pas një aksidenti në Prishtinë.
Lindtrim dhe Fidan Gashi, janë dy djemtë që janë ndaluar nga policia.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfimuar avokati Naim Rudari.
Ai tha që ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
“Jam I informuar se kanë qenë të përfshirë në një aksident”. I pyetur për motovet e përleshjes, Rudari thotë se nuk ka informacion.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e mërkurë.
Edhe Policia e Kosovës ka raportuar për një përleshje në Rrugën B, ku raporothet se ishin të përfshirë katër persona.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, ka thënë Ahmeti.