Sulm me thikë në Dublin: Pesë persona të plagosur, përfshirë tre fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në spital pas një incidenti të rëndë.

Transmetuesi irlandez RTÉ ka raportuar se lëndimet kanë ardhur në një incident të dyshuar me thikë.

Të plagosurit janë një burrë, një grua dhe tre fëmijë të vegjël.

Një nga fëmijët, një vajzë dhe gruaja po trajtohen në spital për plagë të rënda.

Pjesa tjetër e viktimave po trajtohen për lëndime më pak të rënda.

Zona është mbyllur dhe është shpallur vend krimi.

Një Garda Síochána (polici irlandeze) tha se po ndjek një linjë të caktuar hetimi dhe nuk po kërkon asnjë person tjetër në këtë moment./BBC/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *