Një shtëpi në rrugën “Shaban Shala” në Drenas është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Shtëpia ndodhet afër objektit të Gjykatës Themelore në Drenas.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, s’raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.