Shteti italian do të bëhet shteti i parë në Evropë që obligohet t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt Kosovës

Pas finalizimit të plotësim ndryshimit të Traktatit për Ekstradim në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, shteti italian do të bëhet shteti i parë në Evropë që obligohet t’i ekstradojë shtetasit e vet drejt shtetit tonë, në rast të kryrjes së ndonjë vepre penale të ndëshkueshme me legjislacionin në fuqi.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë  Blerim Sallahu. Ai ka thënë se kjo marrëveshje bilatelare ka ardhur si pasojë e besimit të shtetit italian, ndaj kushteve dhe trajtimit adekuat që ofron Shërbimi Korrektues i Kosovës për të gjithë të burgosurit pa dallim.

“Kjo marrëveshje bilatelare ka ardhur si pasojë e besimit të shtetit italian ndaj kushteve dhe trajtimit adekuat që ofron Shërbimi Korrektues i Kosovës për të gjithë të burgosurit pa dallim. Falënderuam ambasadorin italian dhe ekipin e tij negociues për angazhimin dhe përkushtimin si dhe ndihmën e pakursyer në raport me Republikën e Kosovës, me fokus të veçant në luftimin e krimit dhe korrupsionit”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *