Dodik sërish me kërcënim të hapur: Bosnjën dhe Hercegovinën nuk do ta shpëtojë as NATO-ja, nëse…

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, tha sot se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të shpëtohet as nga NATO, nëse një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vazhdon të punojë për të shkatërruar Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës, dhe boshnjakët nuk e kuptojnë se ky akt është garanci për mbijetesën e shtetit ekzistues.

“Nëse sjellja e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare vazhdon në drejtim të rrënimit të Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës dhe myslimanët nuk e kuptojnë se Kushtetuta është garanci e mbijetesës së këtij lloji të Bosnje-Hercegovinës, NATO nuk do ta ruajë atë”, ka shkruar Dodik në X

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *