Kryeministri Albin Kurti thekson se Serbia është operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë, e cila është duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës.
Ne një postim në rrjetin social X Kurti ka dhënë detaje rreth armëve kineze të përdorura nga ushtria serbe.
Sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Më herët në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg Kurti foli për praninë e 48 bazave operacionale serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri”. Kryeministri Kurti listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe”
Stoltenberg, i cili po viziton rajonin ka theksuar se “siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësi të veçantë për NATO-n ndërsa theksoi se aleanca po konsideron shtimin e trupave të saj në Kosovë.
“Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë. Dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen.
Grumbullimi i forcave ushtarake serbe sërish pranë vijës kufitare administrative me Kosovën nuk do ta ndihmonte situatën”, deklaroi Stoltenberg në Beograd. Duket se kjo nuk i ka pëlqyer serbëve në Kosovë të cilët vendosën pankarta me mbishkrime kundër NATO-s.