Një kërcënim me armë ka ndodhur në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga kryeinspektori i këtij Komisioni, Naim Sejdiu.
Sejdiu ka njoftuar se për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës përderisa ka thënë se më vonë mund të japë më shumë detaje shtesë.
KALLXO.com ka arritur të sigurojë edhe një fotografi nga rasti.
Në këtë fotografi shihet një armë, e cila pretendohet se është përdorur për kërcënim.