EKSKLUZIVE: Ky dyshohet të jetë shkaktari që bëri shkrumb e hi tri zyre në IML

Mëngjesi i së martës nuk ishte aspak i lehtë për punonjësit e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, zyret e të cilit ndodhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi u përfshin nga një zjarr i madh që shkaktoi dëme të konsiderueshme, raporton Gazeta Neutral.

Zyra e ushtrues-drejtorit të IML-së Ditor Halitit, ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliut dhe zyra e një mjeko-ligjores, Bergita Nikaj u bën shkrumb e hi.

Arsyet e shkaktimit të zjarrit ende nuk janë bërë të ditura nga institucionet e sigurisë, mirëpo Gazeta Neutral përmes burimeve të saj brenda Ministrisë së Drejtësisë merr vesh se kush ishte shkaktari.

Sipas burimeve dyshohet se shkaktari që bëri shkrumb e hi tri zyre, është rryma.

Zjarri fillimisht kishte kapluar zyrën e Halitit e më pas për t’u shpërndarë në dy të tjera. Sipas të njëjtit burim, i gjithë inventari dhe dokumentet që gjendeshinë në zyrë, janë djegur të tëra.

Po ashtu, në lidhje me rastin Policia e Kosovës është deklaruar se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur të lënduar.

Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

“QKUK – Prishtinë  21.11.2023 – 08:00.  Janë përfshirë nga zjarri dy zyra në objektin e IML-së në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *