Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka folur për rrugëtimin e gjatë të shqiptarëve në luftën e tyre për pavarësi dhe liri, e cila çoi në ngritjen e flamurit kombëtar më 28 nëntor në Vlorë.
Kosovës, të cilët kanë qëndruar gjithmonë të palëkundur në mbështetjen e tyre për çështjen e përbashkët kombëtare.
Kështu u tha në një pritje të organizuar sonte nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë në prag të shënimit të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, në të cilën morën pjesë krerë të shtetit të Kosovës, ministra, deputetë dhe të ftuar të tjerë.
Sot jemi mbledhur së bashku për të kremtuar 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë kombëtare të Shqipërisë, këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët në mbarë botën- Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Teksa flas para jush, në mendje kam figura të shquara kombëtare që dhanë jetën për këtë ngjarje të madhe historike për ne shqiptarët. Ata ndihmuan të përcaktojmë se kush jemi, të na udhëzojnë mbi atë që duhet të bëjmë e të na kujtojnë rolin që na e ka dhënë historia në kohën që jetojmë. Kujtojmë me nderim Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe shumë të tjerë që kontribuuan me penë dhe armë për këtë ngjarje të madhe historike”, tha ai.
Diplomati shqiptar përkujtoi se 28 Nëntori nuk është vetëm një datë e thjeshtë në kalendar, por një fener i identitetit kombëtar dhe një dëshmi e guximit të popullit shqiptar për të realizuar një Shqipëri të pavarur.
“Pikërisht në nëntor të vitit 1912, Ismail Qemajli ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet të pavarur e sovran, duke ndezur një flakë lirie, e cila shndrin edhe sot. Ishte një ëndërr e përbashkët dhe një zgjim kombëtar për të gjithë neve shqiptarët…Ata nuk luftuan vetëm për integritetin territorial të shtetit të pavarur shqiptar, por edhe për idealet që na përcaktojnë: lirinë, sovranitetin dhe të drejtën për të ndërtuar fatin tonë… Historia e pavarësisë së Shqipërisë nuk është e plotë pa pranuar edhe sakrificat dhe kontributin e shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë qëndruar gjithmonë të palëkundur në mbështetjen e tyre për çështjen e përbashkët kombëtare”, tha Malaj.