Veseli: Nëse Serbia tenton ta sulmojë Kosovën do ta merr përgjigjen edhe më të fortë se në 99-tën

Ish-ushtaraku Afrim Veseli, ka thënë se nëse Serbia do të tentojë ta sulmojë Kosovën, do ta merr një përgjigje edhe më të fortë se në vitin 1999-të.

“E gjitha kjo është propagandë e Vuçiqit, për qëllime elektorale brenda Serbisë. Nuk ka nevojë për panik. Siç thashë edhe më herët, ai është një diktator i cili ulërinë kundër lirisë së Kosovës dhe popujve të tjerë dhe asgjë më shumë”, tha Veseli në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai theksoi se sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, i dërgoi një mesazh të qartë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, sa i përket vendosjes së ushtrisë serbe për gjatë kufirit me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *