Punimet në “Rrugën A” do të rinisin sot, pas vendimit të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Gazeta Sinjali.
“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot”.