Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka reaguar pas zjarrit në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kriminelët, pas një krimi i djegin veturat.
“Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, “zakonisht” e djegin Institutin e Mjekësisë Ligjore – nëse jo tere objektin, te paktën zyrën e drejtorit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo situatë është shumë shqetësuese.
Postimi i plotë:
Kriminelet ordinere, pas nje krimi, zakonisht i djegin makinat.
Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, “zakonisht” e djegin Institutin e Mjekesise Ligjore – nese jo tere objektin, te pakten zyren e drejtorit.
Ne nje shtet serioz, dikush do te duhej te ishte shume, shume, shume i shqetesuar – e jo vetem ‘i shqetesuar’.
Te paditur thone jane djegur vec disa letra – krimi nuk ka brina!