Avokati Smakiqi: Pse pas intervistimit të ministres Haxhiu nga Prokurori për rastin Dehari u dogjën zyrat e IML-së?

Avokati Xhevdet Smakqi ka reaguar ndaj djegies se disa zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

Shpërthimin e zjarrit në këtë institut ai ka tentuar ta ndërlidh me intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga prokuroria për rastin e Astrit Deharit.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se zhdukja e mostrave të rastit Dehari dhe djegia e IML-së në mandatin e Qeverisë Kurti nuk duken “rastësi”.

Disa pikëpytje te mëdha? As pa u ba 24 orë pas intervistimit te Albulena Haxhiut nga Prokurori i rastit Dehari u dogjën Zyrat me dokumente te Institutit te Mjekësisë Ligjore. Pse bash këtë moment qoftë dhe aksident i zjarrit pse pse ????? Instituti i Mjeksise Ligjore si Agjenci është në varësinë e udhëqjes se Ministres se Drejtësisë pra Albulena Haxhiut. Dëmet nga djegia e dokumenteve labaoratorike ne IML te rasteve nen hetime dhe atyre qe nuk janë zbardhur dëmtojnë shumë punen e Prokurorise se Shtetit dhe arritjes se Drejtësisë se Kosoves për ti identifikuar kryesit dhe mbrojtur viktimat e krimit palet e dëmtuara. Prandaj zhdukja e monstrave te rastit Dehari dhe djegia e IML-se si dy “rastësi” ne mandatin e Qeverise Kurti nuk duken rastesi ose nuk mund te jenë rastësi”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar që këto ngjarje të hetohen në aspektin penal.

Keto dy veprime te supozuara aksidente duhet te hetohen thellësishtë në aspektin penal. Kurse në anen e pergjegjësisë politike duhet te pasojnë me shkarkimin e Minstres se Drejtësisë Albulena Haxhiut ose dorhejqen e saj për shkak te pergjegjësisë objektive etike dhe moralit politikë nese iu ka mbetur ndonjë gramë”, ka shkruar Smakiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *