Të hënën në Fushë Kosovë është raportuar se një djalë 13-vjeçar është zhdukur.
Ka qenë babai i tij i cili e ka raportuar rastin në polici, duke thënë që ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali i tij i moshës 13-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.