Berisha: Serbia nuk e ka synim vetëm veriun, por tërë Kosovën

Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, foli për vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe për situatën e sigurisë në vend. Ai tha se vizita e tij është e një rëndësie të veçantë, ku Kosovës i garantohet tërësia e saj territoriale.

Ndërkaq për deklaratat e kryeministrit Kurti, sidomos të ditës së sotme, deputeti Berisha tha se situata e sigurisë është e ndjeshme dhe është i cenueshëm ambienti i sigurisë për qytetarët e vendit.

Deputeti Berisha, më tej tha se Serbia nuk e ka synim vetëm veriun e Kosovës, ajo ka synim tërë Kosovën, sikundër e ka edhe në Kushtetutën e saj.

Berisha u shpreh kritik ndaj qeverisë së Kosovë, në, siç tha ai, dështimin e politikave të saj për ta bërë integrimin e vendit në BE dhe në strukturat e NATO-s.

“Në qoftë se Ballkani Perëndimor e, në këtë vazhdë edhe Kosova, mendojnë se mund të jenë vatër krize e edhe vatër lufte të armatosur, atëherë  shteti ynë dhe Stoltenberg-i duhet të jenë koshientë dhe të përshpejtojnë integrimin e Kosovës, qoftë në ato fazat e para që janë Partneriteti për Paqe, apo edhe në BE, që të kthehet në një territor në mbrojtje kolektive të NATO-s e të mos jetë më e cenueshme”, deklaroi Berisha në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *