Një therje me thikë ka ndodhur ditën e hënë në Lipjan.
Siç njofton policia, një i mitur është therur me thikë.
“Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari i mitur, ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë thikë viktimën e mitur. Pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. I dyshuari gjendet në arrati”, ka njoftuar policia.
Rasti është duke u hetuar.