Një bankomat është tentuar që të grabitet dje nga persona të panjohur në Gjilan.
Sipas policisë ai është sulmuar me mjete shpërthyese nga persona të panjohur, e që sipas dëshmitarëve janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Serbisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara.
“Rr. Isuf Kiki, Gjilan 20.11.2023 – 05:22. Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit. Në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.