Shpërthime të shumta janë dëgjuar ditëve të fundit në Veri të vendit, shkruan Gazeta Neutral.
Edhe sonte, Veriu s’ka gjetur qetësi. Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se para pak momentesh në Zveçan janë dëgjuar detonime të fuqishme.
Gazeta Neutral, ditë më parë ka raportuar se në mbi 300 trupa serbe aktualisht janë duke u përgatitur ushtarakisht në kufirin administrativ me Kosovën.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se në veriun e vendit është duke mbizotëruar situatë e tensionuar.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se mund të ketë sulm të përafërt me atë të 24 shtatorit bë Banjskë.
Dyshohet se ky grup i vetquajtur “Shqiponjat e dreqit” dhe me shenjën e thirrjes se4rb, gjatë një komunikimi në një rrjet të tyre sekret kanë thënë: “Unë dhe të gjithë djemtë me shenjën e njëjtë identifikuese me direksionet e ndryshme, thirrjen e njëjtë, qëllimin e njëjtë dhe fitoren e njëjtë.
Së bashku qëndrojmë, Shqiponjat e Dreqit:, thuhet në komunikim.