E tmerrshme| Mbi 500 pacientë në listën e pritjes në Ortopedi, pacienti: Nga viti 2017 jam në pritje

Gjendja e QKUK-së vazhdon të jetë e dobët. Qytetarë të shumtë ndajnë pakënaqësitë e tyre rreth shërbimit nëpër klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pothuajse çdo ditë.

Njëjtë ndodhi edhe me Klinikën e Ortopedisë, shkruan Gazeta Neutral.

Një pacient në kushte anonimiteti tregon se terminin për operimin e gjurit, e ka bërë qysh në vitin 2021. Edhe pse janë shënuar tashmë dy vite, pacienti ende pret rradhën e gjatë, tek sa dhimbjet e mundojnë çdo ditë..

Siç tregon N.N, një kolege e saj kishte bërë terminin në vitin 2017 ku as asaj ande si ka ardhur rendi.

Gazeta Neutral mëson se Lista e Pritjes ka mbi 500 pacientë deri më tani, ndërsa furnzimi me proteza bëhet çdo 6 muaj me nga 20-30 proteza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *