Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore të personave të zhdukur në Prekaz.
Përmes një njoftimi në Facebook është bërë e ditur se pas vazhdimit të gërmimeve në Prekaz që nga data 9 nëntor kur ishin gjetur edhe mbetje të tjera mortore, të tilla janë gjetur edhe sot.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i këtij komisioni, Andin Hoti.
Në Prekaz janë gjetur mbetje mortore edhe më 9 nëntor.