Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ministrja Albulena Haxhiu, sot në ora 10:00 do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale për rastin e Astrit Deharit.
Sipas njoftimit të MD-së, Haxhiu do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshmi në rastin e Deharit.
“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Pas kësaj, Haxhiu do të mbajë konferencë për medie në objektin e Ministrisë së Drejtësisë
“Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie.Për orën, mediet do të njoftohen nesër.” – thuhet tutje aty.