AAK-ja formon dy nëndegë të reja në Gjermani

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar për formimin e dy nën degëve në Gjermani.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të AAK-së në Gjermani, bëhet e ditur se sot është formuar nëndega në Augsburg, si dhe ajo në Donauëorth

Në këtë takim me një numër të madh të bashkatdhetarëve ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj, ai i degës në Bavari, Selim Hoti. Nëndega e re e AAK-së në Augsburg, ka zgjedhur sot edhe udhëheqjen e saj në këtë përbërje”, thuhet në njoftim.

Kështu Kushtrim Neka do të jetë kryetar, Asllani Qarri, nënkryetar si dhe Nazhije Sopaj, nënkryetare, Ganimete Nitaj, sekretare

“Po ashtu, sot është formuar edhe nëndega e AAK-së në Donauëorth. Sikurse në Augsburg, edhe në Donauëorth është zgjedhur udhëheqja e nëndegës së AAK-së me këtë përbërje: Mehdi Rexhepi – kryetar. Ramë Avdullahu – nënkryetar. Skënder Musa – sekreta”, thuhet në njoftim.

“Aleanca vazhdon shtrirjen e saj të madhe në Gjermani e kudo tjetër në Evropë që jetojnë e veprojnë shqiptarët e Kosovës. Aleanca është shndërruar në adresë për diasporën tonë, adresë kjo me vizion të qartë e program zhvillimor edhe për Kosovën si shtet, por edhe për diasporën tonë”, thuhet në njoftim.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *