Deputeti austriak i Parlamentit Europian, Lukas Mandl është prezent në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili synon të rizgjidhet në krye të partisë, e falënderoi politikanin austriak, për të cilin tha se është “mik i madh i Kosovës” dhe “mik i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Lukas, faleminderit për gjithë punën që po bëni për Kosovën. Është falë miqve si ju dhe të tjerëve plot që Kosova ka arritur të dërgojë zërin e vet në skenën ndërkombëtare”, tha Abdixhiku.
“Është ajo që ka nevojë Kosova. Ajo që i duhet Kosovës është sjellje diplomatike për të fituar këto lloj njohje të shumicës së shteteve në këtë planet. LDK-ja historikisht dhe ajo tash me Abdixhikun është në gjendje ta bëjë diplomatikisht si duhet. LDK-ja e Abdixhikut di si të bëjë miq, që janë ata që i duhen Kosovës. E treta, Kosovës i duhen reforma të brendshme, në shëndetësi, arsim dhe çështje sociale, në shumë gjëra. Nëse ka diçka që Abdixhiku dhe ekipi i tij kanë dëshmuar këto dy vjet e gjysmë atëherë është se ky lidership është në gjendje të bëjë reforma. Keni treguar me LDK-në dhe do ta tregoni me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mandl.