Shqiptari që gjuajti me armë në protestën e Shkupit dënohet me…

Jusuf Enuzi- Koka i cili më 6 korrik gjatë protestave të organizuara nga opozita maqedone kundër propozimit francez shtiu me armë në ajër pranë turmës së protestuesve është dënuar me 4 muaj burg.

Nga Gjykata Penale e Shkupit njoftojnë se Jusuf Enuzi është dërguar në arrest shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë.

Enuzi qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për “nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

Kujtojmë se të shtunën kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez, gjë që i hapi rrugë çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *