“Nga sot jeta nuk ka më kuptim” – Postimi prekës i motrës së 57-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një garazh në rrugën ‘Wesley Clark’ në qytetin e Pejës. I ndjeri, Naim Rexhahmetaj, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me një armë zjarri.

Njoftimin mortor për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët, të cilët janë shprehur të tronditur nga ky rast.

Motra e 57-vjeçarit ka bërë një postim prekës, ku thotë se nga sot e tutje jeta nuk ka më kuptim për të.

Sot nga ne u nda njē pjesē e zemrës tonë. Ty o Naim Shabani nuk tē kisha vetem vëlla ,te pata çdo gjë vëlla ,prind, shokë -tē pata burim jetë dhe frymēzim shprese! Sot e tutje jeta jonë nuk ka më kuptim . Pusho I qet Engjulli IM -se ashtu ishe ti- VĒLLAI IM”, shkroi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *