Policia e Kosovës ka njoftuar se një person të shtunën është gjetur i vdekur në Pejë.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, rasti po vazhdon të hetohet.
“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Mendohet të jetë i moshës rreth 57 vjeçare. Vdekja është konstatuar nga Emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”- ka thënë Gashi.