Një person ka sulmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare në Ferizaj.
I dyshuari më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj personin e dyshuar me inicialet T.D i moshës 30 vjeçar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme.