Një incident i ditës së martë mes Blerandos e Metit, bëri që ky i fundit të përjashtohet nga shtëpia më e famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.
Që nga ajo ditë, nuk u publikuan pamjet e përleshjes mes tyre, deri më sot gjatë spektaklit ‘prime’.
Në videon e publikuar, shihen prekjet fizike mes dy banorëve e cila erdhi pas ndarjes së detyrave nga kapiteni i javës, Blerando i cili la Metin përgjegjës për pastrimin e banjës.
Meti ka kërkuar nga Blerando si kapiten, t’i sigurojë atij, dorëza, maskë dhe spërkatës për pastrim.
Më pas, pas mos përmbushjes së kushteve nga Blerando, Meti e ka ftuar tek pjesa e tualetit, ku edhe ka eskaluar situata deri në përleshje fizike