Santiana Maloku është një prej banoreve më të zëshme të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka treguar se ka një histori të veçantë familjare dhe këtë e ka shpalosur gjatë një interviste në “Ftesë në 5” të dhënë muaj më parë.
Mes të tjerash, ajo ka treguar se si e ka marrë vesh në moshën 7-vjeçare që ajo që i ishte prezantuar si motra e saj, në fakt ishte nëna e saj.
“Po, kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një familjare të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Dhe shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregom a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt”. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kanë vendosë mos me më tregu, por kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”, thotë Santiana.