Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:25 në fshatin Hoqe e Qytetit të komunës së Prizrenit, ku si pasojë është lënduar një 20-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë, me ç’rast motoçiklisti ka humbur kontrollin dhe ka goditur hekurat e urës.
Për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar në aksident, i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku ka marrë ndihmën e parë, ndërkohë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.