Projekti 700 milionësh i linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës, nis fillimi i punimeve

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka treguar se tashmë ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Aliu këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.

“Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës. Tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ndryshe, në vitin 2025, do të jetë gati projekti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila parashikohet të ketë një kosto 700 milionë euro, dhe do të financohet nga buxhetet e dy shteteve Shqipëri-Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *