Drilon Gashi është emëruar sot shef i misionit në Poloni nga presidentja Vjosa Osmani.
Ai në një postim në platformën “X” tha se do të punojë për të forcuar lidhjet me Poloninë si partner i madh i Kosovës.
“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidenti @VjosaOsmaniPRKS si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”, ka shkruar ai.