Kandidati për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, thotë se Kryesia e kësaj partie nuk i ka ofruar qasje në listën e delegatëve dhe kontaktet e tyre.
Bislimi ka thënë se janë bërë pesë ditë që nga dita kur i ka dorëzuar Kryesisë së LDK-së shkresën zyrtare përmes së cilës i ka njoftuar për kandidaturën e tij dhe ka kërkuar kontaktet e delegatëve, por se nuk ka marrë përgjigje.
Bislimi ka thënë se “kjo është sjellje e papranueshme për një parti institucionaliste si LDK-ja!”.