Bislimi pas takimit në Bruksel: S’nis themelimi i Asociacionit pa nënshkrim të marrëveshjes

Në Bruksel kanë përfunduar takimet mes emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe kryenegociatorin serb Petar Petkoviq.

Takimet u zhvilluar ndaras dhe përfunduar pa një takim trepalësh.

Në një prononcim pas përfundimit të takimit, Bislimi ka thënë se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit.

“Në agjendë ka qenë si pikë [diskutimi për draftin e Asociacionit]. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentet tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjellë Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por, a është në harmoi të plotë – do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanca që kemi marrëveshje valide, e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”, ka thënë Bislimi, siç raporton Koha.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka vlerësuar se pika më e rëndësishme e takimit të sotëm ka qenë diskutimi për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjes bazike të 17 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit.

“Drafti i ri e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e marrëveshjes apo zbatimit më të balancuar dhe ne jemi përpjekur që këtë draft t’i japim komentet finale në mënyrë që të jetë i pranueshëmn për palën tonë. Mendoj se ka pasur një gatishmëri nga Lajçaku që t’i akomodojë propozimet tona sepse janë argumentuar mirë në detaje. Do t’i dërgojmë sot komentet në formë të shkruar dhe inkorporuar në draftin e tij për të ecur tutje”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *